Rama pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak
Shqipëri

Rama pritet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak

ATSH

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, të cilën e nisi me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.

Gjatë qëndrimit në Londër, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.

Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.


MË SHUME NGA Shqipëri