Mushkolaj: Për herë të parë Kosova trajtohet e barabartë me palën tjetër
Foto/ RTK
Lajme

Mushkolaj: Për herë të parë Kosova trajtohet e barabartë me palën tjetër

RTKlive

Profesoresha Gjyljeta Mushkolaj, tha për RTK Prime, se deri më tani të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbinë, janë njohur si marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa kjo që është dakorduar në Ohër, është ndryshe.

“Të gjitha ato marrëveshje kanë qenë në të cilat dy palët nuk kanë qenë të barabarta, kanë qenë marrëveshje të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, kanë qenë marrëveshja të tilla, dhe ku do në tekst është përmendur termi Kosovë (ka qenë asteriksi, fusnota). Kjo Marrëveshja përherë të parë është marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë dhe përgjatë tërë tekstit theksohet se është fjala për dy palët të barabarta”, tha ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme