20:44 / 23.03.2023
Kluivert i kërkon Barçës të nënshkruajë me Goncalo Ramosin ose Firminon
Uran Krasniqi / RTKLive
Patrick Kluivert i ka kërkuar Barcelonës që në fund të sezonit të nënshkruajë me Goncalo Ramosin ose Roberto Firminon.
"Pas Lewandowskit duhet të kesh një qendërsulmues. Më pëlqen shumë Goncalo Ramos. Më pëlqen ai një lojtar, sepse ka bërë një punë shumë të mirë për Portugalinë dhe gjithashtu për Benfican", ka arsyetuar ish-sulmuesi i Barçës. "Unë mendoj se Firmino do të ishte gjithashtu një lojtar shumë interesant në Barcelonë".
Barça në këtë edicion pavarësisht dështimit në garat e kupave evropiane është në rrugën e duhur për t'u kurorëzuar kampione e La Ligas.