21:14 / 23.03.2023
Hovenier: Kosova mbetet kampione e lirisë fetare
RTKlive
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është ndjerë i lumtur që ka marrë pjesë në iftarin e shtruar për stafin e ambasadës, në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se Kosova mbetet kampione e lirisë fetare.
“I nderuar që iu bashkova familjes së Ambasadës amerikane në Prishtinë në një darkë, iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.Kosova mbetet kampione e lirisë fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që i ndajnë dy vendet tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.