Kuvendi miraton disa projektligje të rëndësishme
atsh
Deputetët miratuan me 75 vota pro, 2 abstenime dhe 9 kundër projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, miratohet me vota 81 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri”.
TIRANË, 23 mars/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot disa projektligje të rëndësishme.
Deputetët miratuan me 75 vota pro, 2 abstenime dhe 9 kundër projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, miratohet me vota 81 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri”.
Po ashtu, deputetët miratuan me 85 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave Shumëkombëshe dhe Vëshguesve, për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai”.
Në seancë u miratua me 80 vota pro projektligji ”Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese”, u miratua me 77 vota pro projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/ 2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar”.
Gjithashtu u miratua me 75 vota pro projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektvendimin “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Komisionin e Prokurimit Publik””.
Kuvendi nuk miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike””(nisma 1) dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” (Nisma 2) .