Anglia del fituese nga ndeshja me Italinë në Napoli
Sport

Anglia del fituese nga ndeshja me Italinë në Napoli

Uran Krasniqi / RTKLive

Italisë nuk i ka shërbyer elementi i nikoqirit për të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Anglisë. 

"Auxurrët" e kanë nisur me humbje kampanjën kualifikuese për Evropianin e vitit 2024 që do të mbahet në Gjermani. 
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Diego Armando Maradona" Anglia ia ka dalë që të marrë fitore. 
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2. 
Kësisoji skuadra e Gareth Southgate ka bërë një fillim të mbarë në atë që pritej të ishte testi i tyre më i madh në Grupin C.
"Tre Luanët" shënuan një gol të hershëm, kur Declan Rice realizoi në minutën e trembëdhjetë.
Golin e dytë për anglezët e ka shënuar Kane në minutën e dyzet e katërt nga penalltia. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 
Italianët në pjesën e dytë nuk kanë mundur të bëjnë më shumë se sa ngushtimi i rezultatit përmes Retegui (56').  
Dhjetë minutat e fundit anglezët kanë qenë me një lojtar më pak në fushë, pasi Shaw ka marrë edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u detyruar që të dalë jashtë. 

TË GJITHA REZULTATET E NDESHJEVE TË DITËS SË SOTME: 

No description available.


MË SHUME NGA Sport