Nagelsmann, në vend të Conte te Tottenham
E vetmja siguri është se Julian Nagelsmann nuk është më trajneri i Bayern.
Në vend të tij është thuajse e sigurt ardhja e Thomas Tuchel, ish-drejtues teknik i Chelseat, në bankinën bavareze.
Dhe Nagelsmann duhet të zbresë në Angli: sipas raportimeve nga 'Football London' ai është zgjedhur nga Tottenham si zëvendësues i Antonio Conte, tani një ish-menaxhe i Spurs. Një efekt domino që ndryshon karakteristikat e tregut evropian.
Sipas gazetës së njohur gjermane Kicker, Nagelsmann nuk kishte më mbështetjen e dhomës së zhveshjes. I vetmi besnik i teknikut ishte Kimmich. Për më tepër, klubit nuk i pëlqente mania e tij për protagonizëm dhe imazhi që i jepte botës së jashtme.
Për më tepër, lojtarët nuk e pranuan, janarin e kaluar, faktin që Nagelsmann vendosi të largonte Toni Tapalovic, trajnerin e portierëve, i cili pëlqehet veçanërisht nga grupi.