Sveçla e drejtori i ri i policisë nënshkruajnë strukturën e re organizative
E. Hoti/ RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçla bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë nënshkruar sot strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Sveçla në një postim në Facebook, teksa ka thënë se përmes kësaj strukture synojnë të ngrisin efektivitetin dhe forcojnë radhët e Poliocisë së Kosovës.
Ai premtoi se do të angazhohen maksimalisht që të jenë në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.