PD çon në SPAK "Aktivistin" kërkon hetim për aplikacionin
Shqipëri

PD çon në SPAK "Aktivistin" kërkon hetim për aplikacionin

RTSH

Deputeti i demokrat Oerd Bylykbashi ka qenë sot në SPAK për të dorëzuar kallëzimin për aplikacionin e Partisë Socialiste të njohur si "Aktivisti."

Ai tha se kallëzimi nuk u pranua pasi duhet të dorëzohet me postë, duke i bërë thirrje SPAK të hetojë këtë “aplikacion kriminal”.

“ Ai përdoret nga qeveria dhe administrata, nga drejtuesit e ministrive apo institucioneve të tjera.

Detyra e SPAK është ti vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata. Jo vetëm për të ndëshkuar, por edhe për të dhënë një mesash të qartë që zgjedhjet mbrohen. Jo më kot legjislatori ka dhënë rregulla kaq të ashpra dhe dënime të rënda për cenimin e të drejtave të zgjedhësve.

Presim pa asnjë humbje kohe dhe pa burokracitë që ndeshëm. Sot SPAK nuk pranoi që ta merrte në dorëzim drejtpërdrejt. Do e depozitojmë me postë që askush të mos ketë më alibi dhe SPAK të veprojë me shpejtësi”, tha Bylykbashki.

Sipas PD  aplikacioni është shkelje flagrante e të drejtave dhe lirive që kanë shtetasit shqiptarë.


MË SHUME NGA Shqipëri