Osmani përkujton humanistët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi
N.Mekolli /RTKlive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar humanistët Latif Berisha e Agim Hajrizi.
“Kur lufta jonë për çlirim mori hov dhe në të njëjtën ditë nisën bombardimet e NATO-s kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal serb, Kosova humbi dy humanistë: shkrimtarin e intelektualin Latif Berisha dhe veprimtarin sindikal Agim Hajrizi së bashku më nënën dhe djalin”, ka thënë presidentja.
Presidentja Osmani përkujton se që të dytë ishin veprimtarë të devotshëm të përpjekjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe që të dytë u vranë në të njëjtën ditë nga regjimi gjenocidal serb.
“Le të ruajmë kujtimin për ta krahas admirimit e respektit për punën dhe kontributin e tyre. Ata do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë dhe do të jenë frymëzuese për brezat e ardhshëm!”, ka thënë Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës.