Osmani përkujton Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij
Lajme

Osmani përkujton Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

Fadil Sertolli / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

“Në ditën kur NATO vendosi t’i japë fund regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit me fillimin e sulmeve ajrore, avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastrioti dhe Kushtrimi u rrëmbyen nga forcat serbe dhe u ekzekutuan në mënyrë barbare”, ka thënë e para e vendit Vjosa Osmani.

Tutje ka thënë ajo se ekzekutimi i avokatit Kelmendi dhe djemve të tij ishte i planifikuar dhe  shpërfaqje e egërsisë së regjimit kriminal serb në kohën kur liria jonë nisi të dukej në horizont.

“Do ta kujtojmë avokatin Kelmendi për angazhimin e palodhshëm në fushën e drejtësisë dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë që vrasësit e tij dhe të dy djemve të vihen para drejtësisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij”, ka thënë Osmani.


MË SHUME NGA Lajme