22:16 / 24.03.2023
UEFA po mendon përjashtimin e Bjellorusisë nga Euro 2024
RTSH
Bjellorusia mund të mos marrë pjesë në Europianin e ardhshëm 2024, që do të luhet në Gjermani, sepse është e përjashtuar nga UEFA.
Është një lajm i televizionit gjerman ARD sipas të cilit Bjellorusia, siç ka ndodhur tashmë për Rusinë, mund të hiqet nga garat e UEFA-s duke filluar nga ai i vitit 2024.
Lajmi vjen në prag të debutimit të bjellorusëve kundër Zvicrës në Grupin I. Më 4 prill, Komiteti Ekzekutiv duhet të trajtojë këtë çështje, sipas asaj që vetë presidenti Aleksander Ceferin ka shkruar në një letër dërguar Parlamentit Europian.