Edhe Luara Fazliu e argjendtë në Tbilis
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Pas Distria Krasniqit dhe Nora Gakovës, edhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.
Laura humbi finalen përballe britanikes Lucy Renchall.
Xhuditja jonë sot ka bërë një turne të madh, megjithatë, në lojën shtesë të finales, britanikja u tregua më e mirë dhe fitojë këtë duel.
Kujtojmë së dje Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medalje të argjendtë në Tbilis.
Ky është një tjetër sukses i madh i xhudisteve tona në garat ndërkombëtare
S’ka të ndalur Laura Fazliu, kalon në finalen e madh të Tbilisit
(E plotësuar) Xhudistja jonë Laura Fazliu nuk ka të ndalur në Grand Slamin e Tbilisit.
Laura është kualifikuar në finalen e madh të këtij turneu dhe tashmë i ka siguruar medalje Kosovës.
Në gjysmëfinale, ajo e mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën.
Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale, afër medaljes
(E plotësuar) Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu është duke treguar performancë të shkëlqyer në Grand Slamin e Tbilisit.
Fazliu tashmë është kualifikuar në gjysmëfinalen e këtij turneu të madh të xhudos dhe është afër për t’ia siguruar medaljen Kosovës.
Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një.
Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.
Garuesja jonë në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.
Laura në gjysmëfinale do të ndeshet me australianen Katharina Haecker.
Kujtojmë së dje Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medalje të argjendtë nga ky turne.