Izrael-Kosova, live në Radio Kosova
Sport

Izrael-Kosova, live në Radio Kosova

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pak orë kanë mbetur deri të fillimi i ndeshjes Izrael-Kosova.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të përballen në një ndeshje tejet të rëndësishme në hapje të kampanjës për kualifikueset në Evropianin e ardhshëm.

Kombëtarja jonë mbrëmë në Tel Aviv ka zhvilluar seancën e fundit para duelit me Izraelin.

Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me Izraelin.

Me dëshirë dhe besim të palëkundur, djemtë tonë shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe përball izraelitëve.

Sfida mes Izraelit dhe Kosovës transmetohet live në radion numër një Radio Kosova me komentimin e Edmond Thaçit.

“Kosova para një sfidë të rëndësishme në rrugën e saj të kualifikimit në Euro 2024. Live ne RTK Radio 18:00”, ka shkruar Thaqi në Facebook, i cili tashmë ndodhet në Tel Aviv. 


MË SHUME NGA Sport