‘Dardanët’ e nisin me barazim, shkëpusin një pikë të madhe nga Izraeli
Sport

‘Dardanët’ e nisin me barazim, shkëpusin një pikë të madhe nga Izraeli

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Kombëtarja e Kosovës në futboll, aventurën e re kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, e kanë nisur me barazim.

‘Dardanët’ barazuan me Izraelin (1-1), midis Tel Avivit, në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Evropianin e ardhshëm.

Pjesëloja e parë ka kaluar me dominimin e Izraelit, megjithatë, Kosova erdhi në epërsi në minutën e 36-të falë autogolit të Dasa, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Fraksioni i dytë, ka prodhuar sfidë mjaft interesante, me ritëm më të shpejtë të lojës dhe raste më të shumta nga të dy skuadrat.

Izraelitët përmes Peretez (56’), u rikthyen në lojë duke barazuar shifrat në 1-1. Futbollistët tonë pas golit të pranuar tentuan që të gjejnë edhe golin e dytë, megjithatë, tentimet e tyre ishin të pasuksesshme sikurse të pasuksesshme ishin edhe tentimet e izraelitëve.

Milot Rashica farë lehtë ka mundur që në minutën e fundit t’ia siguroi pikët e plota Kosovës, por dështojë nga pozita ideale.

Përfundimisht Kosova merr një pikë tejet të rëndësishme nga udhëtimi në Tel Aviv në garën për kualifikim në EURO 2024, edhe pse deri në fund të këtij cikli janë edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluara.

Kosova pas tri ditëve përballet me Andorrën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje në të cilën skuadra jonë hynë me objektiv të qartë, fitoren.

Izrael-Kosova, barazohet rezultati

(E plotësuar) Izraeli e ka barazuar rezultatin në duel me Kosovën.

Ishte Peretez (56’), barazi shifrat në 1-1.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Mbyllet pjesa e parë, ‘Dardanët’ në epërsi kundër Izraelit

(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, është mbyllur me epërsinë e ‘Dardanëve’ prej 0-1.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Pjesëloja e parë ka kaluar me dominimin e Izraelit, megjithatë, Kosova erdhi në epërsi në minutën e 36-të falë autogolit të Dasa.

Pas pak nis pjesa e dytë e ndeshjes.

Kosova shtang Izraelin

(E plotësuar) Kosova ka kaluar në epërsi kundër Izraelit.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Kosova kalojë  në avantazh në minutën e 36-të me autogolin e Dasa.

Fillon ndeshja Izrael-Kosova, ‘Dardanët’ kërkojnë fitore

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Atmosfera në Kombëtaren tonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me Izraelin.

Me dëshirë dhe besim të palëkundur, djemtë tonë shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe përball izraelitëve.

Izrael – Kosovë, ja me çfarë fanella luajnë ‘Dardanët’

(E plotësuar) Pas pak minutash do të nis ndeshja Izrael-Kosova.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Futbollistët “dardanë” do të paraqiten me fanellat e treta që përmbajnë ngjyrë të zezë në duel me Izraelin, ndeshje në të cilën Kombëtarja jonë hynë me ambicie për fitore.

Ndërkaq, Izraeli luan me fanella të kaltra.

Fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës për këto kualifikime u publikuan disa ditë më parë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kujtojmë së Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.

Izrael-Kosova, ja formacionet zyrtare

(E plotësuar) Pak më shumë së një ora ka mbetur deri të fillimi i ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me Izraelin.

Me dëshirë dhe besim të palëkundur, djemtë tonë shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe përball izraelitëve.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet e të dy skuadrave:

Izraeli: Glzer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Lavi, Peretz, Gloukh, Haziza, Solomon; Weismann

Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Dresevic, Muslija, Celina; Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Ndeshja Izraeli-Kosova nis në orën 18:00 dhe transmetohet live në Radio Kosova.


MË SHUME NGA Sport