Haradinaj u uron suksese futbollistëve të Kosovës
Sport

Haradinaj u uron suksese futbollistëve të Kosovës

RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka urar futbollistët e kombëtares së Kosovës para ndeshjes së tyre të parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilën e zhvillojnë sot kundër Izraelit.

"Zemrat tona janë sot me futbollistët tanë, ku sot përballen me një sfidë të re. Në përballje me Kombetaren e Izraelit, nisin rrugëtimin drejt kualifikimit në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtar, siç është Kampionati Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Forca Kosovë!", ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Sport