Kryeministri Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar
Sport

Kryeministri Kurti: “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar

F.Bytyqi/RTKLive

Pak minuta para ndeshjes Izrael-Kosova, Kryeministri Albin Kurti ka motivuar futbollistët ‘dardan’.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ do të ndeshen në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2024.

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka motivuar të besuarit e trajnerit Alain Giresse.

“Pas pak nisim rrugëtimin tonë të dytë për kualifikim në Kampionatin Evropian. Kësaj radhe me qëllim dhe bindje edhe më të fortë që nga Grupi I, do të vazhdojmë në EURO 2024. Përderisa kjo është hera e parë që do të ndeshemi me Izraelin, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, sot shënon moment historik duke u bërë i pari lojtar që luan ndeshjen e 50 me ekipin e Kosovës. Në krye me Vedat Muriqin, Kosova do të sulmojë me Rashicën dhe Zhegrovën, do të kontrollojë mesfushën me Celinën, Dreshevic dhe Muslija, do të mbrojë sulmin e kundërshtarit me Rrahmanin, Vojvodën, Kryeziun dhe Paqaradën, ndërsa portën do ta ruaj Arijanet Muric. Me këta emra si dhe me të tjerët që përfaqësojnë më të mirët e Kosovës, padyshim që motivi dhe etja për fitore është më e madhe se kurrë. “Besa-Besë” se Dardanët do të na bëjnë krenar. Jemi me ju, sot dhe në çdo ndeshje që do ta luani në Kosovë dhe në vendet tjera”, ka shkruar Kurti.

Ndeshja Izraeli-Kosova fillon në orën 18:00.


MË SHUME NGA Sport