Rrahmani: Kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar
Sport

Rrahmani: Kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar

F.Bytyqi/RTKLive

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur pas barazimit me Izraelin.

Izraelitët dhe ‘Dardanët’ sonte luajtën baras (1-1), në Tel Aviv në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.

Rrahmani, i cili pikërisht në duel me Izraelin, luajti ndeshje e 50-të me fanellën e Kosovës, pas ndeshjes tha se Izraeli është skuadër e fortë, dhe sipas tij, barazimi është epilog real.

“Izraeli është një nga dy favoritët për dy vendet e para. Luanin përballë tifozëve, ata kanë lojtarë dhe ekip të mirë. Ishte e vështirë për t’i ndalur. Mund të fitonim ose humbitnim. Barazimi ishte rezultati real”, tha ai.

Rrahmani mendon se Kosova ka shanse shumë të mira për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm.

“Kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar. Zvicra është super favorite. Do të luftojmë me Rumaninë dhe Izraelin për vendin e dytë. Nuk do kemi më mundësi si kjo. Të vazhdojmë përpara me besim”, theksoi mbrojtësi i Napolit.


MË SHUME NGA Sport