Spanja starton me fitore, fiton edhe Rumania, barazon Kroacia
Sport

Spanja starton me fitore, fiton edhe Rumania, barazon Kroacia

F.Bytyqi/RTKLive

Spanja e ka nisur me fitore aventurën për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.

 Spanjollët mposhtën bindshëm Norvegjinë, me rezultat 3-0, sonte në kuadër të Grupit A.

Olmo (13’) dhe Joselu (84’, 85’), shënuan për fitoren e Spanjës, e cila bën hapin e parë në garën për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.

Në Grupin I, grup në të cilën bën pjesë edhe Kosova, dueli mes Andorrës dhe Rumanisë është mbyllur me fitoren e skuadrës rumune, me rezultat 0-2.  

Ndërkohë, në Grupin D, Kroacia ka ndarë pikët me Uellsin, duke luajtur baras 1-1.

Kramariç (28’), realizo për epërsinë e kroatëve, derisa një pikë uellsianëve ua siguroi krejt në fund të kësaj sfidë Broadheat (90+3’).

Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sonte: 


MË SHUME NGA Sport