Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore
Lajme

Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

RTKlive

Përmes një postimi në Faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes, në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr.

Sipas ministrisë, të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. ministri, Blerim Sallahu.

“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme