Kosova-Andorra, austriakët ndajnë drejtësinë në ‘Fadil Vokrri’
Sport

Kosova-Andorra, austriakët ndajnë drejtësinë në ‘Fadil Vokrri’

F.Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas barazimit me Izraelin (1-1), ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në ‘Fadil Vokrri’.

Dardanët dhe Andorra do të përballen në kryeqytetin e Kosovës në sfidën e dytë kualifikuese për EURO 2024.

UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët dhe drejtësia i është besuar arbitrave austriakë.

Sebastian Gishamer do të jetë gjyqtari kryesor i ndihmuar nga Roland Riedel e Santino Schreiner.

Ndeshja Kosova-Andorra fillon në orën 20:45. 


MË SHUME NGA Sport