Parashikimi i motit për sot
Lajme

Parashikimi i motit për sot

RTKLive

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të jenë të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë deri në 20 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme ( e diel), Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin për shkak të masave ajrore të thata  me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje- veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri ne 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat do të sillen nga 2 gradë Celsius më e ulët në Gjirokastër, deri në 21 gradë Celsius më e lata në zonat bregdetare.


MË SHUME NGA Lajme