Hadergjonaj: Me përkrahjen e tifozëve do të marrim tri pikët ndaj Andorrës
F.Bytyqi/RTKLive
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, është shprehur i lumtur me barazimin dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Izraelit.
‘Dardanët’ mbrëmë morën një pikë në Tel Aviv, në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.
Hadergjonaj përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë së Kosova e ka nisur mbarë fushatën kualifikuese. Ai është i bindur se më përkrahjen e tifozëve Kosova do të marrë pikët e plota kundër Andorrës.
“E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael. Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, ka shkruar Hadergjonaj.
Kosova të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese për Evropianin 2024.