Osmani kujton masakrën ndaj familjes Berisha
Lajme

Osmani kujton masakrën ndaj familjes Berisha

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.

Në 24-vjetorin e masakrës së tmerrshme ndaj familjes Berisha, Vjosa Osmani ka thënë se shpëtimi i tre prej anëtarëve të kësaj familje janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin”, ka thënë Osmani.

 Presidentja ka thënë se sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. “Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës’, ka shtuar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme