19:57 / 26.03.2023
S’gabojnë ‘Tre Luanët’, mposhtin Ukrainën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas fitores kundër Italisë, Anglia ka arritur edhe fitoren e dytë në kuadër të kualifikuesve për EURO 2024.
‘Tre luanët’ sonte mundën Ukrainën, me rezultat 2-0 në ‘Wembley’, në kuadër të Grupit C.
Të besuarit e Southgate edhe në duel me Ukrainën shfaqen lojë mjaft të mirë, duke dominuar në terren dhe duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për të siguruar kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.
Harry Kane (37’) dhe Saka (40’), shënuan nga një gol për fitoren Anglisë, e cila kryeson Grupin C me gjashtë pikë, kurse, Ukraina është e fundit pa asnjë pikë.