Trepça u kthehet fitoreve, fiton derbin ndaj Yllit
RTKlive
Klubi mitrovicas, Trepça u është kthyer fitoreve.
‘Minatorët’ fituan derbin kundër Golden Eagle Ylli, me rezultat 91:85, në kuadër të elitës së basketbollit tonë.
Basketbollistët mitrovicas ishin ekip më i mirë në parket sesa kampionët në fuqi duke fituar këtë sfidë të rëndësishme.
Drilon Hajrizi ishte më i miri te Trepça me 15 pikë e dhjetë kërcime. Erjon Kastrati i kishte 18 pikë e tri kërcime. Ken Brown i regjistroi 14 pikë, ndërkaq 12 pikë i shënoi Jamal Artis.
Yllit nuk i mjaftoi ndeshja e madhe e Henrik Shirkos. Ai realizoi 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Bashir Ahmed i kishte 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa Gëzim Morina realizoi 16 pikë e tetë kërcime.
Ylli ka 19 fitore e tetë humbje, përkatësisht 46 pikë. Trepça renditet e katërta me 43 pikë, përkatësisht me 16 fitore e 11 humbje.