Avokatët e Shalës pyesin dëshmitarin, por seanca kryesisht e mbyllur
Jeton Musliu/RTKlive
(Plotësuar) Avokatët e Pjetër Shalës, filluan ta marrin në pyetje dëshmitarin e mbrojtur të prokurorisë. Fillimisht, atij iu kërkua të përshkruajë vendin ku kanë qëndruar në pranverën e vitit 1998, e që sipas dëshmitarit, ishte shtëpia e gjyshes së tij.
Avokati i kërkoi dëshmitarit që të përshkruajë atë vend ku kanë qëndruar si edhe të vizatojë për aq sa di, një lloj skice të atij vendi (...seanca u mbyll për publikun).
Ai tha se dy persona kanë ardhur dy persona rrugës, deri tek shtëpia, e të tjerët kanë qenë të mbuluar nga gardhi dhe armët në drejtim të shtëpisë.
Me kërkesë të avokatit, duke iu referuar një skice të tij, dëshmitari tha se personat e kanë rrethuar shtëpinë dhe kanë qenë në vende të ndryshme.
“Të gjitha armët e tyre kanë qenë të kthyera në drejtimin tonë”, tha dëshmitari, i cili shpjegoi se në shtëpi nuk kanë hyrë, por vetëm në oborr.
“Ata janë pozicionuar në murin e pronës sime”.
Duke u bazuar në skicën e vizatuar nga vetë ai, dëshmitari tregoi se në oborr janë shtyrë me ata dy persona, derisa ia kanë marrë pistoletën vëllait të tij.
“Derisa nëna u ka thënë se nesër do të vijmë tërë familja në fshatin Jabllanicë”, tha dëshmitari, duke shpjeguar se anëtarët e familjes nuk kanë mundur të qëndrojnë në një vend në oborr.
Në këtë moment, seanca ka vazhduar sërish të jetë e mbyllur dhe në fund. Pas rreth një orë, seanca u hap për publikun dhe gjyqtarja vendosi që për sot seanca të përfundojë, për të vazhduar nesër (e marte) me vazhdimin e marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur nga ana e mbrojtjes.

Dëshmitari: Nuk e pash Shalën, por veç dorën mbi gardh
Seanca në Speciale ndaj të akuzuarit Pjetër Shala, ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë. Fillimisht kryetarja e trupit gjykues, kërkoi që sa më pak të ketë seanca të mbyllura, meqë edhe materialet janë mjaft të redaktuara.
Më pas, prokurori vazhdoi me disa pyetje për dëshmitarin e mbrojtur. Duke iu drejtuar dëshmitarit, prokurori ia rikujtoi se ai fillimisht ka folur për gjendjen e babait kur është kthyer në vendin ku po qëndronte familja.
Prokurori rikujtoi e dëshmitari ka thënë se babai i tij, kur u kthye, kishte edhe disa lëndime në kokë, nuk ishte larë, nuk ishte i pastër, kishte të djegura në kraharor.
“A ju kujtohet ndonjë hollësi tjetër për kushtet e babait kur u kthye?”, pyeti prokurori.
“Kishte gjak të tharë në trup”, tha dëshmitari në përgjigjen e tij.
Prokurori e pyeti rreth asaj se çfarë u ka thënë babai, për mbajtjen e tij rreth kushteve, ushqimin e fjetjen.
“Po, babai tha se ka qenë në dhomë me tri dritare vetëm hekura, pa xhama e dhoma ka qenë beton. Disa në beton e disa në sfungjerë, pa pastrim, të gjithë aty kanë qëndruar”, tha ai.
Në këtë pikë, prokuroria përfundoi marrjen në pyetje të dëshmitarit, duke bërë qe kryetarja e trupit gjykues, t’ia parashtrojë disa pyetje.
Ajo ia rikujtoi dëshmitarit se më herët ka thënë se kur ishte një person me një armë që shkatërronte ndërtesa. “Më vonë keni dëgjuar se ishte Pjetër Shala, por atë ditë, e keni parë vetë këtë person?”, pyeti gjykatësja.
“Po e pash”, tha dëshmitari.
“E pas kaq shumë vitesh, jeni në gjendje ta përshkruani si ishte?”, pyeti gjykatësja.
“Ai me minahedhës ka qenë, personi i parë afër shtëpisë”, tha dëshmitari, por pa e përshkruar se si dukej ai person.
“Na përshkruani si ishte personi?”, e pyeti gjyqtarja
“E kam parë vetëm pak se isha pas gardhi, e dorën mbi gardh e kishte kurse arma ishte e gatshme për qitje”, tha dëshmitari.
Më pas, fjalën e mori Mbrojtësi i Viktimave i cili kërkoi të sqarojë se kohën se sa ka punuar babai i dëshmitarit si polic në ish Jugosllavi.
Dëshmitari tha se ka punuar për 35 vjet, deri në vitin 1997.
“Ju pyeta sepse në transkript shkruante se ishte nga viti 1990 deri në vitin 1997. Pra jo vetëm shtatë vjet por tërë jetën’, tha Mbrojtësi i Viktimave.
“Po, ai gjatë tërë jetës ka qenë polic. Ka filluar në moshën 24 vjeç e deri në moshën 52 vjeç”, tha dëshmitari. “Ka punuar për 35 vjet në polici në ish Jugosllavi”.
I pyetur për gjendjen në familjen e tij pas rastit, Mbrojtësi i Viktimave tha se pasojat kanë qenë emocionale, trauma, shpirtërore, të shkaktuara nga mbajtja në Kukës.
Ai tha se babai i tij kishte përkeqësim të shëndetit dhe të gjitha të tjerat me radhë, sëmundje kohë pas kohe, deri ku ka kaluar me përcjellje me personin e dytë.
“I kanë shkaktuar lëndime të syve, ka mbërritur në verbim të syve e të gjitha i janë shkaktuar nga mbajtja në Kukës”, tha ai.
I pyetur se çfarë pa tek babai i tij se ai po vuante, si ndryshoi ai si person për shkak të traumës, dëshmitari tha se prindi pastaj i kishte të gjitha, agresivitet, në anën psikologjike e mendore.
“Ka ndikuar në fund erdhi verbimi i syve, ka fituar diabetin e kështu”, tha ai.
Ai u shpreh se përvoja e familjes ishte shumë e hidhur.
“Ishim shpirtërisht keq për atë gjendje që e shikonim babanë. Natën kishte trauma, e në gjendje jo si para lufte. Pas lufte gjendja e tij ka ndryshuar drastikisht”.
Më pas, radha i erdhi avokatëve mbrojtës që të parashtrojë pyetjet për dëshmitarin e mbrojtur të prokurorisë.
Sqarim nga redaksia: Seanca për publikun vazhdon të mbyllet shumë shpesh duke e bërë në shumë raste të pamundur, kapjen e rrjedhjes logjike të dëshmisë së dëshmitarit.
Dëshmitari: Kur u kthye nga Kukësi, babai na tregoi për dhunën
Rrëfimi i dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit Pjetër Shala, edhe më tej vazhdon, por pjesa më e madhe e saj po mbahet e mbyllur për publikun.
Dëshmitari tha se pas 13 ditësh që babanë e tij e kanë mbajtur të ndaluar në Cahan të Kukësit, ai është kthyer, por pasojat në trupin e tij, i kanë parë familjarët.
Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë deklaroi se pasi babai është kthyer, ai u ka treguar të nesërmen familjarëve për ato që i kanë ndodhur gjatë 13 ditëve të mbajtjes në ndalim.
“Ai ka treguar pak nga pak, të nesermen për tmerrin që ka përjetuar”, tha dëshmitari i mbrojtur.
Sipas tij, kur është marrë, babai i tij, dy ditë është mbajtur në qendren në Marmull, e pastaj në Kukës, përkatësisht në Cahan në fabriken e metaleve.
“Aty i është bërë dhunë ndaj tij dhe të gjithëve që i kanë mbajtur aty”.
Dëshmitari më tej shpjegoi se pas rrëmbimit, babanë e kanë dërguar në një vend të quajtur Marmull, e pastaj e kanë dërguar në Kukës.
Ai tha se edhe në Marmull ka pasur persona e ashtu edhe në Kukës ka pasur njerëz të tjerë.
“Kur ka shkuar në Kukës, babai ka qenë vetë i katërti, sepse kështu ka treguar babai”, tha ai.
Në pyetjen e prokurorisë nëse i kujtohen emrat e ndonjë të arrestuari tjetër, seanca u mbyll për publikun.
Dëshmitari tha se babai i tij është goditur në kokë me revole, është djegur me cigare, me elektroshok, shkop bejzbolli, e mjete të forta.
“Kjo ka ndodhur derisa një ditë kur ka ardhur në shtëpi, që e kanë sjellë njerëzit që i përmenda më herët (seancë të mbyllur...), kjo ka vazhduar për tërë kohën sa është mbajtur në burg”.
Dëshmitari tha se gjatë kohës sa e kanë mbajtur në Kukës, babnë e tij e kanë marrë në pyetje nga dy tre fjalë dhe e kanë rrahur.
“Ata i kanë thënë nënshkruaje e pranoje që i ke vrarë 100 persona”, tha ai.
“Por ai ka thënë që gjejeni vetëm një, unë i pranoj të gjitha. Ata kanë dashur ta shtynë të nënshkruajë me dhunë një diçka që nuk e ka bërë”, tha dëshmitari.
Ai përmendi emrat e personave që kanë shkuar ta marrin babanë e tij në majin e vitit 1998, e ku mes tre pjesëtarëve të UÇK-së, ishte edhe Pjetër Shala.
Në këtë senacë, reagoi avokati i Pjetër Shalës, duke kërkuar sqarime se kush janë burimet të informacionit të këtij dëshmitari, në mënyrë që të kuptohet më qartë.
Në përgjigje, prokurori tha se ato janë përjetimet e personit dhe ato çfarë i ka treguar babai i tij.
Dëshmitari tha se e gjitha familje ishte në gjendje shumë të rëndë pas këtij rasti.
Më pas, seanca ka shkuar në pushim prej një ore.
Sqarim nga redaksia: Seanca për publikun vazhdon të mbyllet shumë shpesh duke e bërë në shumë raste të pamundur, kapjen e rrjedhjes logjike të dëshmisë së dëshmitarit.
Dëshmitari: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala
Pas pauzës prej 30 minutash, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë. Atij iu kërkua të sqarojë se nga e ka identifikuar se njëri nga dy personat që kanë shkuar te shtëpia e tij, ka qenë Pjetër Shala.
“Personat që kanë qenë atë ditë te shtëpia, i kemi njohur sepse ata kinse kanë ardhur me urdhër të shtabit të UÇK-së”, tha dëshmitari i mbrojtur i prokirorisë.
“Më vonë përmes fqinjeve, dhe të tjerëve kam mundur të kuptoj se ka qenë Pjetër Shala me pseudonimin ‘Ujku”.
Dëshmitarit iu kërkua të shpjegojë se si e mësoi se Pjetër Shala ishte mes atyre njerëzve të atij grupi.
“Pasi babanë tim e kanë mbajtur për disa kohë në Kukës në fabrikën e hekurishteve, aty Pjetër Shala, personalisht mbi babanë tim ka ushtruar dhunë, elektroshok, me bishta të sakicave si dhe rrahje masive mbi gjithë të dënuarit e tjerë”, tha dëshmitari.
Prokurori kërkoi të sqarojë se si e ka marrë vesh ai që Pjetër Shala është pjesë e grupit, që ka shkuar tek shtëpia e tij në maj 1998.
“Disa fiqnj i kanë pyetur ata se çfarë po kërkoni këtu, e ai u ka thënë ikni atje. E aty, fqinjët më kanë thënë se ishte Pjetër Shala dhe njerëzit që e kanë njohur, kur ka ardhur ai tek dera. Më kanë thënë se është Pjetër Shala, sepse unë nuk e kam njohur”, tha dëshmitari i prokurorisë.
Atij më tej iu kërkua të sqarojë nëse përveç fqinjeve, e ka identifikuar dikush tjetër Pjetër Shalën.
“Po, përmes babait dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së”, u shpreh ai.
Dëshmitari deklaroi se ka dhënë dëshminë edhe për Tribunalin për Ish Jugosllavinë në vitin 2010.
Prokurori tha se në atë dëshmi nuk e ka thënë se Pjetër Shala ishte një nga ata persona që kanë shkuar tek shtëpia e tij.
“Por në Kukës, Shala i ka thënë në sy babait se ai e ka qëlluar në lokalin tonë para lufte, e përse nuk ka qenë në shtëpi kur kanë shkuar ta arrestojnë, duke ushtriar brutalitet jashtë njerëzores”.
Dëshmitari tha se edhe në dëshminë për Tribunalin për ish Jugosllavinë, e ka dhënë këtë emër.
Por prokurori kërkoi nëse ka ndonjë arsye përse në atë deklaratë nuk e ka përmendur emrin e Pjetër Shalës.
“Ndoshta prokurorrët nuk e kanë përmendur sepse unë kam dhënë dëshmi edhe në procese të tjera”.
Sqarim nga redaksia: Seanca për publikun vazhdon të mbyllet shumë shpesh duke e bërë në shumë raste të pamundur, kapjen e rrjedhjes logjike të dëshmisë së dëshmitarit.
Dëshmitari në rastin ndaj Shalës: Babai im punoi polic deri më 1997
Dëshmitari u pyet për babanë e tij, për të cilin ai shpjegoi se në vitin 1997 është detyruar të dalë dhunshëm në pension.
Sipas tij, kjo pas presionit të bërë nga një shqiptar, sepse babai ai tha se babai i tij ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai tha se babai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar për gjëra joligjore.
Dëshmitari u pyet nëse punësimi në polici i babait të tij, ka ndikuar tek marrëdhëniet që ka pasur familja e tij me koumitetin.
“Besoj se për atë arsye e kanë vënë në pension të dhunshëm”, tha dëshmitari, të cilit iu kërkua të jepen hollësi.
“Në komunitetin ku kemi jetuar, gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë në marrëdhënie të mira dhe ka pasur kontakte me persona të njohur në komunë dhe në mbrojtjen e atij rajonit të Dushkajës, nuk ka lënë asnjë gjë joligjore të bëhet”, tha dëshmitari, të cilit paraprakisht, prokurori i kërkoi të identifikojë Jabllanicën në hartë.
“Për këtë arsye është bërë shkarkimi i dhunshëm i babait nga policia në vitin 1997”, tha dëshmitari i mbrojtur.
Ai u pyet nëse babai i tij ka qenë aktiv politikisht nga viti 1997 deri 1998. “Nuk ka qenë aktiv politikisht, por ne si familje kemi qenë të njohur si përkrahës të LDK-së, të udhëhequr nga i ndjeri presidenti Rugova”.
Ai shpjegoi se gjatë qershorit e korrikut të vitit 1998, ka jetuar në të njëjtën shtëpi ku ka jetuare dhe në maj.
Ai tha se në atë kohë, në shtëpi i kanë shkuar dy persona të UÇK-së nga Jabllanica (të cilëve dëshmitari u përmendi emrat v.j).
Dëshmitari tha se me ta ka folur vëllai i tij i cili u ka treguar se babai nuk ndodhet në shtëpi.
“Ata kinse kërkuan dorëzimin e armëve që kishim për mbrojtjen e fshatit. Ata na thanë se duhet të dorëzojmë armët e ne i thamë se i kemi për mbrojtjen e fshatit”, tha dëshmitari.
“Por ata na thanë se dorëzimi i armëve është urdhër i Lahi Brahimajt”.
Në këtë moment, seanca sërish u mbyll për publikun duke shkuar në pushim prej gjysmë ore.
Me dëshmitarin e parë, rifillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës
Ka vazhduar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.
Pas dakordimit të të gjitha palëve, si mbrojtjes, prokurorisë dhe përfaqësuesit të dëshmitarëve, në sallën e gjyqit është sjellë dëshmitari i parë i mbrojtur.
Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra.
Gjyqtarja sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të kalohet në seancë private.
“Transmetimi përcillet me vonesë dhe në rast se flitet diçka që mund të zbulojnë identitetin tuaj, atëherë ajo mund të hieqet, përfshirë edhe transkriptin”, tha gjyqtarja.
Pas shpjegimit të procedurave, dëshmitari dha edhe betimin e tij se do të thotë vetëm të vërtetën.
Më pas, prokurori filloi ta marrë dëshmitarin në pyetje, por paraprakisht, kërkoi menjëherë të kalohet në seancë private, për të verifikuar të dhënat personale të dëshmitarit.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës
Afet Bela/ RTKlive
Dhomat e Specializuara njoftojnë se gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë sot me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.
Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse.
Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte, ka deklaruar se ka luftuar kundër një makinerie policie ushtarake të një regjimi kriminal të Slobodan Millosheviqit, por kurrë kundër civilëve, raporton RTKlive.
Ndryshe aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, gjykatësi i pocedurës paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën në mënyrë që të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë lidhur me pjesëmarrjen personale të të akuzuarit në incidente. ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e korrigjuar më 1 nëntor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.
Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.
Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar, të përfaqësuesit të viktimave dhe të Mbrojtjes.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.























