11:04 / 27.03.2023
Barça i kërkon Olmo-s të mos rinovojë kontratën me Leipzig
F.Bytyqi/RTKLive
Barcelona raportohet se i ka kërkuar Dani Olmo-s që të mos rinovojë kontratën me klubin gjerman RB Leipzig.
Katalonasit sipas medieve iberike, synojnë të transferojnë reprezentuesin e Spanjës në ‘Camp Nou’.
Olmo me skuadrën gjermane ka kontratë deri në verën e vitit 2024, dhe siç raportohet, Barcelona dëshiron të transferojë lojtarin me parametra zëro.
‘Blaugranat’ thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit dhe i kanë kërkuar atij që të mos rinovojë kontratën me klubin gjerman.
Ndryshe, Olmo po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.























