PSG gjen zëvendësuesin e Messit
BKT
Sport

PSG gjen zëvendësuesin e Messit

F.Bytyqi/RTKLive

PSG besojnë se tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin e Lionel Messit.

Asi argjentinas në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me kampionët në fuqi të Francës, dhe e ardhmja e Messit duket se do të jetë larg Parisit.

Ylli i AC Milanit, Rafael Leao sipas medieve të huaja, do të jetë pasues i Messit tek parisienët.

Sulmuesi portugez akoma nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re me parisienët.

Agjenti i lojtarit Jorge Mendes i ka propozuar PSG-së, Leaon, i cili kërkohet edhe nga Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Portugezi mund të shitet gjatë kësaj verë për 100 milionë euro.