Ylli i Napolit: Mund të kisha nënshkruar për Arsenalin
BKT
Sport

Ylli i Napolit: Mund të kisha nënshkruar për Arsenalin

F.Bytyqi/RTKLive

Ylli i Napolit, Victor Osimhen e pranon se ai mund të kishte nënshkruar për Arsenalin si 18-vjeçar.

Sulmuesi nigerian, tashmë është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë falë performancës që ai po shfaq sezoneve të fundit.

Por, karriera e Osimhen mund të ishte krejtësisht ndryshe përpara se ai të bashkohej me Wolfsburg në 2017.

Ai e ka pranuar se kishte zhvilluar bisedime me trajnerin e atëhershëm të Arsenalit, Arsene Wenger për t'iu bashkuar ‘Topçinjve’.

“Kam folur me Arsene Wengerin pas përfundimit të turneut dhe ai donte që unë të vija në Arsenal. Kisha shumë opsione: Barcelonën, Interin, Atletico Madridin, Juventusin dhe disa të tjera”, tha Osimhen.

“Arsenali ishte një opsion i mirë, por nuk ishte më i miri në atë kohë. Doja të filloja të luaja sapo të mbushi 18 vjeç. Doja të shkoja në një klub ku do të kisha mundësi të luajë dhe të përmirësohesha fizikisht. Wolfsburgu ma dha këtë mundësi”, ka theksuar sulmuesi nigerian.

Osimhen tashmë kërkohet nga klubet e mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe Real Madridin.