Ambasadori Hill vizitë në Luginë, dëgjon kërkesat e shqiptarëve
BKT
Lajme

Ambasadori Hill vizitë në Luginë, dëgjon kërkesat e shqiptarëve

J.M/RTKlive

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e tij në Facebook.

Kamberi tregoi se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.

 “Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme