Xhaçka takoi Ali Ahmetin: Vlerësoj kontributin për stabilitet e integrim
BKT
Shqipëri

Xhaçka takoi Ali Ahmetin: Vlerësoj kontributin për stabilitet e integrim

ATSH

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi pasditen e sotme edhe një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Takimin e bëri të ditur Xhaçka në rrjetet sociale, ku shprehet se vlerësoi rolin dhe kontributin e patjetërsueshëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për stabilitet, zhvillim dhe integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë ditës, Xhaçka pati takime me autoritetet më të larta të vendit fqinj. Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Xhaçka inkurajoi aktorët politikë që të përmbushin angazhimet për t’i hapur rrugë procesit të integrimit.


MË SHUME NGA Shqipëri