Policia e Dogana zbulojnë një punëtori për grirje të duhanit
BKT
Lajme

Policia e Dogana zbulojnë një punëtori për grirje të duhanit

Fadil Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë zbuluar një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.

“Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale "Kontarbandim me mallra", ‘tregti e ndaluar dhe "shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrueshme doganore’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, veprimet e mëtejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës.

E gjithë kjo ka ardhur, sipas Policisë, si rezultat i realizimit të hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës, konkretisht Sektorit për hetimin e krimit të organizuar të PK-së me Doganën e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë sot në Viti-rajoni i Gjilanit është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe  pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.


MË SHUME NGA Lajme