Lewandowski: Fitorja e vështirë, tifozët duhet të bëjnë durim
BKT
Sport

Lewandowski: Fitorja e vështirë, tifozët duhet të bëjnë durim

RTSH

Triumfi minimal përballë Shqipërisë duket se ka rikthyer qetësinë në kampon polak.

Humbja me Çekinë kishte vendosur nën presion Lewandowski-n me shokë, të cilët në komentet pas fitores nuk fshehin gëzimin e triumfit që i “afron” me Euro 2024.

Në përfundim të ndeshjes, ish-sulmuesi i Bayern komentoi sfiden kundër Shqipërisë, ndërsa pranoi se ndihet i lehtësuar me tri pikët e marra.

“Me fitoren e arritur kemi bërë detyrën përballë një rivali që në më shumë se një rast na vendosi në vështirësi. Shqipëria luajti shumë mirë në mbrojtje, sidomos në pjesën e parë, kur nuk u përpoq që të na sulmonte”, analizoi sulmuesi.

Mes të tjerash ai kërkoi nga tifozët që të jenë të duruar, pasi në kombëtare ka ardhur trajneri i ri, e po ashtu janë afruar emra të rinj. “Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të matur pasi kombëtarja jonë ka ndryshuar shumë në javët e fundit. Mendoj se koha do të ecë në favorin tonë”, tha Lewa.

Ai shpjegoi se ndryshimi i sjelljes në fushë nga ana e shokëve të skuadrës e kishte ndihmuar që të bëhej edhe më i rrezikshëm.

“Sa më shumë lojtarë të jemi në zonë, aq më e madhe është mundësia për gjetur dikë ku të pasojmë topin. Fakti që duhet të jemi agresiv dhe të kërkojmë gjithmonë presingun lart na ndihmon shumë”, përfundoi ish-sulmuesi i Bayern-it.