Girese flet pas barazimit me Andorrën: Të mos mendojmë vetëm negativisht
BKT
Sport

Girese flet pas barazimit me Andorrën: Të mos mendojmë vetëm negativisht

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se duhet menduar si mund të kualifikohet dhe pas barazimit me Andorrën nuk duhet menduar vetëm në aspekt negativ. 

Ai ka folur pas barazimit 1-1 në Prishtinë me një nga kombëtaret më të vogla në Evropë. 

"Ështe herët për të thënë se çdo gjë ka përfunduar. Nuk duhet të dorëzohemi. Ne duhet të mendojmë se si mund të kualifikohemi dhe do të mendojmë në aspekt negativ", ka thënë trajneri francez. "Janë disa arsye pse nuk arritëm të fitonim. Nuk arritëm ta thyenim bllokadën, nuk arritëm t'i realizonim rastet dhe krejt në fund ishin disa vendime të arbitrit". 

Kosova në dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 ka arritur të marrë vetëm dy pikë, duke barazuar si me Izraelin e ashtu edhe me Andorrën.