Lansohet nisma e katër shteteve ballkanike për politikë të jashtme BE-QUAD
BKT
Foto: MPJD
Lajme

Lansohet nisma e katër shteteve ballkanike për politikë të jashtme BE-QUAD

RTKlive

Nën organizimin e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në Shkup u lansua nisma e katër shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilat kanë rreshtuar 100 për qind politikën e Jashtme dhe të Sigurisë me atë BE-së - QUAD.

Nisma jo-formale është në përbërje të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Ky kuadrat i shteteve vijon të përafrojë në vazhdimësi dhe të përditësojë çdo politikë të Jashtme e të Sigurisë së BE-së dhe ShBA-ve, veçanërisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si rrjedhojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) .

Shtetet me qëndrim të tillë, siç thuhet, do të vijojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në funksion të mirëmbajtjes së kësaj trajektoreje përafruese me botën perëndimore.

Krahas nikoqirit, ministrit Osmani, pjesë e nismës ishte zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe këshilltari për Politikë të Jashtme i Malit të Zi, Gjorgje Radulovic.


MË SHUME NGA Lajme