Sassuolo, një tjetër klub italian që i hynë garës për Ermal Krasniqin
BKT
Sport

Sassuolo, një tjetër klub italian që i hynë garës për Ermal Krasniqin

F.Bytyqi/RTKLive

Sassuolo është një tjetër klub italian, që është futur në garë për sulmuesin kosovar të CFR Cluj.

Ish-ylli i Ballkanit, po tregon performancë të lartë në aventurën e parë evropiane.

Krasniqi tashmë është objektiv i disa klubeve evropiane, veçmas atyre nga Serie A.

Sipas  ‘Tuttosport’ në garë për 24-vjeçarin është futur edhe Sassuolo, skuadër kjo që do të provojë që kosovarin ta sjellë në Itali këtë verë.

Krasniqi po monitorohet edhe nga katër skuadra tjera italiane si: Fiorentina, Lazio, Udinese dhe Torino, derisa kosovari kërkohet edhe nga Mallorca e La Ligës.

Kartoni i Krasniqit thuhet se tashmë kap vlerën 15 milionë euro.