De Gea refuzoi ofertën për një kontratë të re
B. H. / RTKlive
David De Gea ka gjasa të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të verës.
Spanjolli mbërriti në 'Old Trafford' në vitin 2011 nga Atletico Madrid. Kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në fund të këtij sezoni dhe nëse nuk e ripërtrinë atë, do të largohet si lojtar i lirë.
Drejtuesit e Manchester United nuk kishin në plan t'i ofronin David De Geas një kontratë të re në fillim të këtij sezoni, por portieri ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon dhe Erik Ten Hag ende e dëshiron atë në skuadër.
De Gea mori një ofertë për një kontratë të re, të cilën ai e refuzoi shprehimisht. Plani i Manchester United është të nënshkruajë me De Gean për një pagë dukshëm më të ulët. Me një pagë javore prej 425 mijë eurosh. Portieri spanjoll është një nga futbollistët më të paguar në Premier League.
Edhe pse De Gea e refuzoi ofertën e parë për vazhdimin e kontratës, sipas gazetës spanjolle 'Mundo Deportivo', klubi beson se mund ta bindë portierin të nënshkruajë një kontratë të re.
Nëse De Gea vendos të largohet, klubi tashmë ka një zëvendësues për të. 'Fihayes' pretendon se menaxheri Ten Hag dëshiron të shohë bashkatdhetarin e De Geas në Brentford, David Raja në portën e United.
De Gea është një nga më të mirët e Unitedit këtë sezon. Në 18 nga 42 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ai nuk ka pësuar gol.























