Konjufca në SHBA, takon kongresistin Robert Aderholt
RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takime me personalitete të ndryshme të politikës amerikane. Në vazhdën e këtyre takimeve kryetari kryeparlamentari kosovar është pritur nga kongresisti republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.
Në një bashkëbisedim miqësor me Aderholt, kryetari i Kuvendit potencoi punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, avancimit të procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe dialogut me Serbinë.
“Në takim gjithashtu u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës e ShBA-ve në fusha të interesit të dyanshëm”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca në rrjetin social Facebook.























