Rooney për Ronaldon: Në sytë e mi ai është një legjendë
Uran Krasniqi / RTKLive
Pavarësisht deklarimeve të mëhershme të Cristiano Ronaldos për Wayne Rooney tek ky i fundit nuk është vërejtur hatërmbetje dhe ai e ka vlerësuar portugezin.
Ronaldo në një intervistë të vitit të kaluar kishte thënë se anglezi e kritikonte nga motive që nuk lidheshin me futbollin, por për dukjen.
"Mendoj se ajo që ai ka bërë për Manchester Unitedin është e mrekullueshme. Dhe ai ka fituar tituj të Ligës Premier, e ka fituar Ligën e Kampionëve, ka shënuar shumë gola. Kështu që unë mendoj se sigurisht për tifozët dhe sigurisht për lojtarët, ish-shokët e tij të skuadrës që kanë luajtur me të, sidomos nga koha ime, nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për Manchester Unitedin. Sepse në sytë e mi, ai do të jetë gjithmonë një legjendë e klubit dhe është turp se si përfundoi kësaj radhe. Por, nuk mendoj se kjo heq diçka nga trashëgimia e tij në klub”, ka thënë Rooney.























