Goditi gruan me thikë dhe më pas u vetëplagos, policia arreston 42-vjeçarin
BKT
Shqipëri

Goditi gruan me thikë dhe më pas u vetëplagos, policia arreston 42-vjeçarin

RTSH

Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar pasi ka goditur me thikë bashkëshorten, e më pas është vetëplagosur.

Ngjarja ndodhi më 30 mars në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë, ku 42-vjeçari L.N., goditi me thikë bashkëshorten 40-vjeçare F.N., dhe më pas dëmtoi veten.

Çifti i bashkëshortëve ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia sqaron se “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.


MË SHUME NGA Shqipëri