Osimhen do t`i mungojë Napolit në derbin kundër Milanit
B. H. / RTKlive
Sulmuesi nigerian, Vicor Osimhen do t’i mungojë Napolit në ndeshjen e rëndësishme të kësaj fundjave kundër Milanit.
Luciano Spalletti do të jetë i detyruar të heqë dorë nga Osimhen për ndeshjen e së dielës, pasi nigeriani ka pësuar një lëndim, i cili do ta lërë jashtë fushës për disa ditë.
“Osimhen, që nga rikthimi nga kombëtarja, i është nënshtruar testeve të cilat kanë vënë në pah një dëmtim. Gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e klubit napoletan.
Ekzaminimet mjekësore të cilat do të zhvillohen javën e ardhshme do të sqarojnë nëse Osimhen do të ketë mundësi për t’u rikuperuar për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League në ‘San Siro’, ku sërish Napoli do të përballet me Milanin.
Në mungesë të golashënuesit më të mirë të Serisë A, Spalletti pritet të mbështetet te Giovanni Simeone.























