Lëvizja“FOL”:Mungesa e anonimizimit të personave, e metë e gjykatave
BKT
Lajme

Lëvizja“FOL”:Mungesa e anonimizimit të personave, e metë e gjykatave

M.Miftari/RTKlive

Publikimi i aktgjykimeve është një segment i rëndësishëm në sigurimin e transparencës në sektorin e drejtësisë.

“Nuk mund të flasim për transparencë dhe llogaridhënës pa publikimin e procedurave  gjyqësore  të zhvilluara në gjykata”, deklaroi Albana Hasani zyrtare e lartë në Lëvizjen FOL, në “INFO Plus”, në RTK.

Sipas saj parimi i gjykimit publik,pra i gjykimit me dyert e hapura është përfshirë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës e që është inkorporuar edhe në Ligjin për Gjykatat.

Lidhur me raportin e Lëvizjes FOL për punën e gjykatave në vend, zyrtarja e kësaj lëvizjeje, Albana Hasani theksoi se ka shumë të gjetura, por që ajo u ndal në disa të dhënat më kryesore, ku në procedurat gjyqësore në vitin 2022,  në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës janë publikuar rreth 34 mijë vendime, ndërkohë që brenda kësaj periudhe janë zgjidhur 97 mijë lëndë, që nënkupton se janë publikuar vetëm 36% e lëndëve të zgjidhura, që, ndonëse i mangët, dëshmon rritjen e publikimeve të rasteve në krahasim me vitin 2021, ku janë publikuar diku rreth 24 mijë vendime.

Ajo më tej shtoi se 95% e publikimeve kanë qenë në gjuhën shqipe ndërsa vetëm 5% në gjuhën serbe.

Një tjetër gjetje, Hasani përmendi edhe kohën e publikimit, që duhej të bëheshin brenda afatit kohor prej 60 ditësh që nga dita e aktgjykimit, ndërkohë që në vitin 2022 ajo është bërë për 71 ditësh.

Po kështu, një gjetje tjetër ka përmendur edhe për anonimizimin e të dhënave personale, që, në disa raste, në gjykatat themelore nuk janë zbatuar si duhet.


MË SHUME NGA Lajme