21:37 / 31.03.2023
Erik ten Hag shpreson se Rashford kthehet kundër Newcastles
Uran Krasniqi / RTKLive
Erik ten Hag pret që Marcus Rashford të aftësohet për udhëtimin e Manchester United në Newcastle të dielën.
"Unë kam shpresë. Ai u stërvit, por duhej të bënte disa trajtime, duhej të bënte disa stërvitje individuale" ka trajneri i United. "Sot ai u bashkua me grupin. Kemi edhe një ditë, kështu që shpresoj se ai do të jetë i disponueshëm".
Rashford kishte humbur ndeshjet e fundit të Anglisë për shkak të lëndimit.























