Spiropali dhe Ekonomi në SHBA: Partneritet solid mes dy vendeve tona
BKT
Shqipëri

Spiropali dhe Ekonomi në SHBA: Partneritet solid mes dy vendeve tona

ATSH

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi gjatë vizitën në SHBA zhvilluan sot një takim në Departamentin e Shtetit, me Rena Bitter, ndihmës-sekretaren e SHBA-së për Çështjet Konsullore dhe Erin M. Barclay, ushtrues i detyrës së ndihmës-sekretarit, Byroja për Demokraci, të drejtat e Njeriut dhe Punës, njëkohësisht Koordinatore për Rilindjen Demokratike Globale.

“Partneriteti solid mes dy vendeve tona është garanci për bashkëpunim intensiv në një sërë fushash dhe angazhimesh që shkojnë sinkron me agjendën e përbashkët si aleatë strategjikë”, theksoi Spiropali.

“Miqësia dhe mbështetja e SHBA-ve ka qenë jetike për zhvillimin dhe përballimin e sfidave që demokracia dhe zhvillimi sjellin”, u shpreh Spiropali


MË SHUME NGA Shqipëri