City deklason Liverpoolin dhe ngushton diferencën me Arsenalin
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City e ka mposhtur bindshëm Liverpoolin në ndeshjen e javës së 29-të të Premier League.
Rezultati përfundimtar ka qenë 4-1.
Liverpool ka marrë epërsinë e hershme përmes Mohamed Salah (17'), por zëvendësuesi i Haaland, Julian Alvarez, ka barazuar shpejt (27').
Me të filluar pjesa e dytë, City e përmbysi rezultatin me anë të Kevin De Bryunes. Vetëm gjashtë minuta më vonë Ilkay Gundogan e trefishoi epërsinë për Qytetarët.
Jack Grealish me golin e katërt në minutën e 74’ vulosi fitoren e Cityt.
Duke shënuar fitoren e katërt radhazi për herë të parë në Premier League këtë sezon, City ka arritur ta zvogëlojë diferencën me Arsenalin në pesë pikë. Liverpool, ndërkohë, ka marrë një goditje në përpjekjen për katër më të mirat dhe gjërat vështirësohen edhe më shumë pasi do të ndeshet me Chelsean dhe Arsenalin.























