Prishtina përmbysë Trepçën `89
BKT
Sport

Prishtina përmbysë Trepçën `89

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça `89 ka dëshpëruar mitrovicasit kur ka krijuar epërsi dhe nuk ka qenë në gjendje ta ruajë e madje edhe ka humbur të shtunën kundër Prishtinës. 

Në ndeshjen e javës së njëzet e shtatë të Superligës rezultati përfundimtar ka qenë hiç më pak se 1-4. 

Një gol i shënuar nga Muja në minutën e njëzet e nëntë ka bërë të duket sikur Trepça '89 mund të prekë fitoren, por një gjë e tillë ka qenë vetë një përshtypje e çastit. Në pjesën e dytë janë shfaqur skuadra krejtësisht të tjera.  
Prishtina lëre që ka barazuar me anë të Prapashticës (53'), por edhe ka realizuar edhe tre gola të tjerë, dy nga ta me anë të Pllanës (57', 63'), si dhe një me anë të Shefitit (85').  

Pas kësaj ndeshje Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë me tridhjetë e tetë pikë, ndërsa Trepça '89 në vendin e tetë me njëzet e nëntë pikë.