Real Madrid fiton 6-0 po mbetet 12 pikë larg Barcelonës
BKT
Sport

Real Madrid fiton 6-0 po mbetet 12 pikë larg Barcelonës

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madrid e ka vazhduar ecjen si i pamposhtur në La Liga në shtatëmbëdhjetë ndeshje.  "Mbretërit" kanë fituar 6-0 ndaj Real Valladolid në Santiago Bernabeu të dielën në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Një gol i Rodrygo (22') dhe hat-trick i Benzemas (29', 32', 36') kanë mbyllur pjesën e parë me një epërsi prej katër golave për Realin. Dy golat e tjerë kanë ardhur në pjesën e dyt, kur kanë realizuar Asensio (73') dhe Vazquez (91'). 

Pas kësaj ndeshje Real gjendet në vendin e dytë me pesëdhjetë e nëntë pikë, por dymbëdhjetë pikë larg Barcelonës, e cila deri tash ka grumbulluar shtatëdhjetë e një pikë.  

Real Madridi kthehet në Kupën e Mbretit të mërkurën kur përballet me Barcelonën në "Camp Nou" duke u munduar ta përmbysë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë.