Newcastle hakmerret ndaj United për finalen e shkurtit
BKT
Sport

Newcastle hakmerret ndaj United për finalen e shkurtit

Uran Krasniqi / RTKLive

Newcastle United ka realizuar hakmarrje ndaj Manchester United për finalen e Carabao Cup të shkurtit.

United që nuk ka arritur të shënojë në tri ndeshje radhazi në ligë për herë të parë që nga viti 2020 është mposhtur sot në ndeshjen e vlefshme për Premier League me rezultat 2-0.

Joe Willock (65’) dhe Callum Wilson (88’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Me këtë fitore, Newcastle United ngritët në pozitën e tretë me pesëdhjetë pikë, aq sa ka edhe Manchester United një vend më poshtë.