Graham Potter shkarkohet nga Chelsea
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea nuk e ka përballuar humbjen nga Aston Villa, ndaj e ka shkarkuar trajnerin, Graham Potter.
Klubi anglez ka dalur e një komunikatë ku ka sqaruar situatën.
"Në emër të të gjithëve në klub, ne duam të falënderojmë sinqerisht Grahamin për kontributin e tij në Chelsea. Ne kemi shkallën më të lartë të respektit për Grahamin si trajner dhe si person. Ai është sjellë gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet dhe të gjithë jemi të zhgënjyer nga ky rezultat", ka theksuar Chelsea. "Bruno Saltor do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm".
Anglezi drejtoi skuadrën në tridhjetë e një ndeshje, ku i fitoi vetëm dymbëdhjetë. Me të klubi kaloi grupin në Champions League dhe tash do të ndeshet me Real Madridin në çerekfinale.























